Është një nga veturat më të veçanta, ajo që zgjon adrenalinën me zhurmën e saj jo të vogël. E më e veçantë bëhet kur është e vetmja në Kosovë madje edhe në rajon.
Ngjyra e saj e kuqe, shpejtësia, zhurma dhe forma, bën që të jetë një nga veturat më tërheqëse për shumëkënd.
Veturë kjo e Bardhyl Canollit, kampion i shumëfisht në automobilizëm. Trofetë e Canollit tashmë janë të panumerta, ndonëse gjithcka e kishte nisur me pasion e që më pas përfundoi në kampion.