Vetura “fluturoi” nga mbikalimi në Tiranë, dy vajza mbesin të vdekura, tre të plagosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Vetura “fluturoi” nga mbikalimi në Tiranë, dy vajza mbesin të vdekura, tre të plagosur

    Insajderi
    09 March 2023 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Tiranë te mbikalimi i Unazës së Madhe, pranë qendrës tregtare TEG.

    Bëhet e ditur se dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë përfunduar në spital ku po marrin kujdes shëndetësor.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:05 kur drejtuesi i mjetit Q. K., ndërsa lëvizte në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark