Gjashtë persona, tre prej të cilëve fëmijë, janë lënduar kur një veturë ka goditur turmën e njerëzve në një qendër sportive në Newcastle, në Angil.
Ngjarja ka ndodhur në mëngjes derisa qytetarët e mbledhur ishin duke festuar Bajramin.
Një nga fëmijët raportohet se është në gjendje kritike, njofton BBC.
Një grua 42-vjeçare është arrestuar edhe është dërguar në mbajtje, ka thënë policia.
Patrullime të shtuara të policisë janë dërguar në vendin e ngjarjes, ku po merrnin pjesë qindra njerëz.\Insajderi.com