Policia ka njoftuar se një këmbësor është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.