Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku ka pasur të lënduar.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është shoqëruar në stacion policor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.