Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Velekincë të Gjilanit.
Një veturë ka goditur për vdekje një burrë të moshës 36 vjeçare.
Vdekja e tij u konfirmua në një përgjigje për Gazetën Insajderi nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se më datën 29.08.2024, rreth orës 15:10, në dalje të fshatit Velekincë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në mes të një veture dhe këmbësori. Dyshohet se viktima Shtetas i Kosovës, rreth moshës 36 vjeç duke trupua rrugën, është goditur nga një veturë, me tabela vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i Trafikut Rajonal, dhe ndihma e shpejtë”, ka thënë Hashani.
Ai ka treguar se shoferi është arrestuar dhe është duke u mbajtur në ndalim për 48 orë.
“Mjeku kujdestar ka njoftuar se edhe për kundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan viktima ka ndërruar jetë , si pasoj e plagëve të pësuara në aksident. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalet për 48 orë. Shkaqet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan”, përfundoi Hashani.
/Insajderi.org/