Vetura godet për vdekje biçiklistin 65-vjeçar në Shipol të Mitrovicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet për vdekje biçiklistin 65-vjeçar në Shipol të Mitrovicës

    Insajderi
    30 December 2024 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmje e sotme në Mitrovicë, si pasojë ka humbur jetën një biciklist 65 vjeçar.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti teksa shtoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35 ku kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një biciklist.

    “Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën këmbësori viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçar. Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, konfirmoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark