Një aksident në trafik ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Pejës, ku vetura ka goditur prokuroren e Prokurorisë Themelore të Pejës, shkruan Insajderi.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Prokurorja ishte duke dalë nga Gjykata në kohën kur ka ndodhur aksidenti.
Ndërsa nga policia kanë thënë se për shkak të lëndimeve të marra, prokurorja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.
“Rreth orës 14:30, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugen ” Adem Jashari” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuar një (1) veturë dhe një këmbësore, si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lendime trupore, viktima është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Driton Rugova nga Policia Rajonale e Pejës për Insajderin.