Rruga “Hasan Prishtina” në Obiliq po rrezikon kalimtarët.
Në pamjet që ka dërguar prindi i një fëmije, shihet se jeta e këtij të fundit rrezikohet sapo zbret nga një kombi-bus, shkruan Gazeta Insajderi.
Në zonën ku është paraparë ndalimi i autobusëve dhe mjeteve të tjera lëvizëse, nuk ka zebra për kalimin mëtanë rrugës.
Prindi i fëmijës i ka thënë Insajderit se fëmija i tij vinte nga shkolla me kombi-bus.
I njëjti ka bërë me dije se në nëntor të vitit që shkoi ka bërë kërkesë pranë Komunës së Obiliqit për zebra në atë zonë, mirëpo s’ka marrë ende ndonjë përgjigje. /Insajderi.org/