Vetura e tipit Toyota përfshihet nga flakët në Prishtinë – dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura e tipit Toyota përfshihet nga flakët në Prishtinë – dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    Insajderi
    16 June 2025 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një veturë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, në një rast që po hetohet si zjarrvënie e qëllimshme.

    Burimet e Sinjalit se mbrëmë rreth orës 23:00, në parkingun e objektit “Prime Group”, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, persona të panjohur kanë i kanë vënë flakën një veture të tipit Toyota, në pronësi të Q.M.

    Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë zjarrfikësit, të cilët kanë fikuar zjarrin dhe kanë parandaluar dëme të mëtejshme.

    Pronari i veturës dyshon se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar një person.

    Me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, rasti është inicuar si “Zjarrvënie”, dhe hetimet po vazhdojnë nga njësia përkatëse. Autorët e dyshuar janë ende të paidentifikuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark