Vetura përplas për vdekje binjakët 23 vjeçarë në Frankfurt, po drejtonin një skuter - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vetura përplas për vdekje binjakët 23 vjeçarë në Frankfurt, po drejtonin një skuter

    Insajderi
    06 July 2025 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë natës së të dielës në Frankfurt, ku dy vëllezër binjakë 23-vjeçarë humbën jetën pasi u përplasën nga një makinë ndërsa udhëtonin me një skuter elektrik.

    Sipas të dhënave të policisë, binjakët ndodheshin së bashku në një skuter që po lëvizte në një shteg biçikletash kur u goditën nga një automjet, shkruan Insajderi.

    Njëri prej tyre vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.

    Edhe një 27-vjeçar tjetër, që ndodhej në një skuter tjetër përpara tyre, u përfshi në aksident dhe u plagos rëndë.

    Skuteri i tij u tërhoq për disa metra nën makinën që shkaktoi përplasjen.

    Drejtuesi i mjetit, sipas rtl.de, një 23-vjeçar që udhëtonte me tre pasagjerë të tjerë, u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, ai u kthye në këmbë pak më vonë dhe u dorëzua tek policia.

    Automjeti i përfshirë në aksident u gjet nga policia rreth tre kilometra larg vendit të ngjarjes dhe u sekuestrua për hetime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark