Një qytetare në Prishtinë është goditur nga një veturë në vendkalimin për këmbësorë në rrugën Tirana, që ndodhet prapa Pallatit të Rinisë dhe stadiumit të Prishtinës.
Një lexues i Insajderit, i cili ka rastisur në vendin e ngjarjes, ka dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku ka arritur ekipi i mjekëve për t’i dhënë ndihmë viktimës.
Mësohet se drejtuesi i veturës që ka goditur qytetaren ka ikur nga vendi i ngjarjes.