×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vetura, skanerë për dokumente, kamera të sigurisë”, Gjermania i jep donacion Policisë në Kosovë

    Insajderi
    17 December 2024 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka pranuar një donacion nga Gjermania, të realizuar përmes Ambasadës Gjermane në Kosovë.

    Bëhet e ditur se policia prano 10 vetura në vlerë 19 mijë e 880 euro, 10 skanerë për dokumente në vlerë 23 mijë euro, një set me tri kamera të sigurisë Smart-dec në vlerë 40 mijë e 500 euro dhe 12 kamera termike në vlerë 36 mijë e 600 euro.

    “Për të shënuar këtë donacion u realizua një ceremoni e dorëzim-pranimit të mjeteve, ku dorëzimi i pajisjeve u bë nga ambasadori gjerman në vendin tonë z. Jorn Rohde , kurse pajisjet u pranuan nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha. Prezent në ceremoni ishte edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, drejtori i Departamentit për Kufi z. Fehmi Xhata etj”, thuhet në njoftim.

    Vlera e përgjithshme e pajisjeve të pranuara nga ana e policisë është është 298 mijë e 900 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark