Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka treguar se çfarë veturash vozisin ai dhe fëmijët e tij.
Përgjigjja e pritshme, vetura super luksoze.
“Unë e kam Rolls Royce, vajzat e kanë të gjitha tipin e njëjtë Mercedes GLS është i 2024-ës por që zyrtarisht duhet me ardhë në punë me qeta…por munden me ble makinë çfarë të dojnë se tash janë afarista por në firmë duhet me ardhë Mercedes”, tha ai në T7 përcjell Insajderi.
Ndërkohë, vajza e tij Albulena e cila tani po vozitë një Mercedes GLS. në vitin 2022 tregon se si e kishte blerë një Kabriolet dhe përse.
“E kam ble në vitin 2022 unë vendosa me ble një kerr per vete..Peja është qytet i vogël dhe kerret janë bajagi problem me i lanë nëpër parkinge edhe kisha qef me kanë diçka ma diskrete në pjesën kur dal me kry punë personale, edhe vendosa me ble një kërr të zi për vete se gjithmonë me kerre të bardha, kur e bleva 2022-ën ia dërgova në foto (babit) tha unë nuk të përkrahi thashë cka me bë, për herë të parë vendosa me bë diçka vet…“, u shpreh ajo.
Biznesmeni Kelmendi ka thënë se ai shpërblen edhe stafin e tij për kontributin që japin, më saktë përmend rastin e menaxheres se si vozitë veturë sikurse vajzat e tij.
“Menaxherja kryesore e Elkosit, ajo e ka makinën e njëjtë si vajzave të mija edhe kolegët tjerë kerre pak me kategori më të ulët, sepse ne i shpërblejmë njerëzit për kontributin që e kanë maksimalisht, me makina që ju garanton stabilitet, një krenari për vendin ku punon…”, tha Kelmendi.