Vetura u përfshi në flakë, bashkë me të vdiq edhe vëllai- Detaje të reja për rastin tragjik të Diogo Jotës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Vetura u përfshi në flakë, bashkë me të vdiq edhe vëllai- Detaje të reja për rastin tragjik të Diogo Jotës

    Insajderi
    03 July 2025 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, ka humbur jetën në një aksident trafiku përgjatë së enjtes.

    Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle, ku kanë njoftuar se bashkë me Jotan ka ndërruar jetë në vendngjarje edhe vëllai i tij, po ashtu futbollist profesionist.

    Futbollisti portugez i Liverpoolit, Diogo Jota, vdiq në një aksident trafiku herët këtë mëngjes në moshën 28-vjeçare. “Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, në provincën e Zamorës, pranë qytetit Palacios de Sanabria“, thuhet në raportim.

    Sipas këtyre raportimeve, ai po udhëtonte me vëllanë e tij André, 26 vjeç, gjithashtu futbollist profesionist për Peñafiel, i cili gjithashtu vdiq.

    Vetura me të cilën po udhëtonin u përfshi nga flakët pas aksidentit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark