Tash e një kohë në Kosovë ka hyrë në trend blerja e veturave nga Koreja. Ndaj këtij fenomeni ka reaguar Autosallon “Alberti”.
Ata përmes një reagimi në “Facebook”, kanë bërë thirrje që këto vetura të mos blihen nga qytetarët.
Sipas tyre këto vetura nuk kanë garanci.
‘’Ne si Autosallon ju informojmë se nuk pranojmë vetura të importuara nga Korea as për blerje as për ndërrim. Këto automjete nuk i përmbushin standardet e sigurisë dhe cilësisë të kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe si rezultat nuk lejohen në shumicën e vendeve të BE-së’’, thuhet në njoftimin e këtij autosalloni.
Njoftimi i plotë:
Autosallon “Alberti” ka theksuar se salloni i tyre ofron vetura të standardit evropian.
“Ne zgjedhim të ofrojmë vetëm automjete që përmbushin standardet e Bashkimit Evropian, të cilat vijnë me garacionet përkatëse…”, thuhet në reagimin e tyre.