Veturat “notojnë” në ujë, kjo është gjendja nga vërshimet në këtë komunë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Veturat “notojnë” në ujë, kjo është gjendja nga vërshimet në këtë komunë

    Insajderi
    06 December 2021 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrugët e Durrësit notojnë në ujë. Kjo është situata ditën e sotme, pasi vendi u përfshi mbrëmjen e djeshme nga rrebesh shiu.

    Problematike janë disa kryqëzime dhe segmente rrugore.

    Konkretisht bëhet fjalë për rrugët te kryqëzimi i stadiumit deri rruga e “Dylit”, rrethrrotullimi te stacioni trenit, rruga Taulantia, rruga Pavarësia në plazh.

    Prani të lartë uji ka edhe te rruga e Shkozetit çka e bën edhe më të vështirë kalimin si për makinat edhe për këmbësorët.

    Përmbytja e rrugëve ka shkaktuar probleme me qarkullimin e makinave si dhe të qytetarëve në disa zona të vendit. E njëjta situatë paraqitet edhe në Lezhë. Moti me reshje në Lezhë ka sjellë edhe probleme me furnizimin me energji elektrike. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark