Veturat që drejtohen vetë në rrugët e Britanisë së Madhe, por shoferët duhet të mbajnë prapë duart në timon - Insajderi
×
Teknologji

Veturat që drejtohen vetë në rrugët e Britanisë së Madhe, por shoferët duhet të mbajnë prapë duart në timon

Insajderi
05 May 2018 - 14:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shoferët e automjeteve vetë-drejtuese Tesla do të urdhërohen të mos heqin duart nga timoni për më shumë se një minutë.

Rregulloret e reja nga qeveria e Britanisë së Madhe synojnë që shoferët të jenë më të kujdesshëm kur vozisin në një korsi, dhe në rastet e frenimit emergjent.

Shoferët që thyejnë rregullat e reja do të përballen me pikat e licencës së tyre, një gjobë prej 1,000 funtesh dhe madje edhe burg.

Kjo vjen pas legjislacionit që kërkon që prodhuesit e makinave të instalojnë një pajisje për të njoftuar shoferët kur nuk kanë prekur timonin për 15 sekonda, raporton The Daily Telegraph./Insajderi

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark