Vëzhguesit e BE-së: Grenelli u përfshi në fushatë duke kritikuar Kurtin, pushteti përdori gjuhë negative - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëzhguesit e BE-së: Grenelli u përfshi në fushatë duke kritikuar Kurtin, pushteti përdori gjuhë negative

    Insajderi
    11 February 2025 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Richard Grenell u përfshi në fushatë duke kritikuar Kryeministrin Albin Kurti”, kështu thuhet në raportin e vëzhguesve të BE-së, të cilët monitoruan procesin zgjedhor në Kosovë.

    Sipas vëzhguesve të BE-së, fushata zgjedhore ishte e gjallë pa incidente serioze të raportuara, po përmend se ajo u karakterizua nga përdorimi i gjuhës negative dhe nxitëse dhe sulmeve të ashpra verbale.

    “Ndonëse fushata zgjedhore ishte e gjallë pa incidente serioze të raportuara, ajo u karakterizua nga përdorimi i gjuhës negative dhe nxitëse dhe sulmeve të ashpra verbale ndaj kundërshtarëve, shpesh nga LVV, LDK, PDK dhe AAK-Nisma, në ngjarje publike, debate dhe online. Emisari i Shteteve të Bashkuara për misione speciale, Richard Grenell, u përfshi në fushatë duke kritikuarKryeministrin Albin Kurti se nuk ishte partner i besueshëm për Shtetet e Bashkuara. Mesazhet e fushatës së Koalicionit për Familjen denigronin komunitetin LGBTIQ+ dhe promovonin rolet tradicionale gjinore në shoqëri, nganjëherë duke nxitur urrejtje. Në javët e fundit të fushatës u intensifikuan retorika e ashpër dhe sulmet personale, duke çuar në ankesa të shumta në PZAP në lidhje me gjuhën e fushatës”, thuhet në raport.

    Tutje përmendet se shumica e partive u angazhuan në fushata dinamike në internet, me Facebook-un si platformën kryesore, e ndjekur nga Instagram-i dhe TikTok-u.

    “Fushata online reflektoi tonin e ashpër të tubimeve dhe debateve, ku videot e ngjarjeve të fushatës përbënin një pjesë të madhe të përmbajtjes së postuar”, thotë raporti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark