Vëzhguesit e BE-së të zgjedhjeve në Kosovë vendosen në terren – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëzhguesit e BE-së të zgjedhjeve në Kosovë vendosen në terren

    Insajderi
    19 January 2025 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) sot ka vendosur në teren 18 vëzhgues afatgjatë për procesin e zgjedhjeve në Kosovë më 9 shkurtit.

    Në total, BE-ja po dërgon mbi 100 vëzhgues për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Kosovë. 
    Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën, Nathalie Loiseau, ishte bashkë më vëzhguesit, të cilëve u uroi mirëseardhje.

    “Mirëserdhët në Kosovë, u uroj fat të mbarë në misionin tuaj në Kosovë”, u tha Loiseau vëzhguesve.
    Vëzhguesit janë nga 18 shtetet anëtare të BE-së.

    Zyra e Shtypit nga Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, ka njoftuar se vëzhguesit afatgjatë të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së (VAGJ) u vendosën sot në të gjithë Kosovën, ndërsa tani po fillojnë detyrat e tyre të vëzhgimit të zgjedhjeve.

    Loiseau së bashku me zëvendëskryevëzhguesin Thomas Boserup i uruan VAGJ një mision të mbarë.

    “Në total, BE-ja po dërgon mbi 100 vëzhgues për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Kosovë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark