Një situatë e paparecedentë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës.
Njoftimin e ka publikuar kandidati i pavarur për deputet Elton Debreshi.
“Pak përpara mbylljes së votimeve, komisionerët e partive kanë nxjerrë jashtë me forcë vëzhguesit nga qendra e votimit 1029 (Poliklinika) në qytetin e Bulqizës. Komisionerët e partive kanë mbyllur derën me çelës. Kjo tentativë e paligjshme synon të prekë vullnetin e qytetarëve. Po në shkelje të ligjit, KZAZ e Bulqizës refuzon të regjistrojë ankesën e vëzhguesve tanë. I bëjmë thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë të ndërhyjnë sa më parë. Keqbërësit do të përballen me të gjithë forcën e ligjit”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Debreshi punon prej 10 vitesh në minierë dhe në 3 vitet e fundit bashkë me disa kolegë të tij në minierë janë organizuar për të kërkuar kushte më të mira pune dhe mbi të gjitha, miratimin e statusit të minatorit.
Edhe në disa zona të tjera ka pasur disa incidente por që nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen normal të procesit zgjedhor.