Një numër i madh i aplikacioneve dhe shërbimeve online, përfshirë këtu edhe Viber, TikTok, Spotify, Pinterest dhe PUBG për momentin janë prishur në pajisjet që kanë sitemin operativ iOS, e që sipas raportimeve të para shkaktar i krejt kësaj është Facebook-u.
Tashmë me të madhe po shpërndahen njoftime të tilla në rrjetet sociale, se disa aplikacione nuk po hapen as në iPhone e as në iPad.
Këto aplikacione mund të hapen vetëm nëse e ndalni internetin në mobil dhe kjo pak a shumë është gjë e mirë marrë parasyshë se nëse keni këngë të ruajtura në “Spotify” mund t’i dëgjoni, por në rastet tjera do të jetë plotësisht e prishur.
Is anyone else having issues opening…any apps on iPhone? pic.twitter.com/JjEkkojVWa
— Rosie Percy (@rosiepercy) July 10, 2020
Edhe pse ende nuk nuk dihet saktësisht se cili është shkaktari i kësaj prishje, raportet e para tregojnë se ky është një problem i Facebook SDK, i cili ia mundëson aplikacioneve të vendosin butonin “Kyçu me Facebook”.
Edhe nëse juve nuk iu ka hyrë fare në punë ky buton, përsëri kodi i integruar në aplikacionet e caktuara ka bërë që të prishen.
Facebook herët në mëngjes e ka raportuar këtë problem duke shkruar se “janë të informuar dhe po hetojnë problemet në kodet SDK të cilat po bëjnë që disa aplikacione të prishen.”
Një problem i tillë me Facebook SDK ishte raportuar edhe në muajin maj, dhe ishte rregulluar brenda ditës nga kompania.