VIDEO/ Aktorit të njohur i ndodh e papritura, humb ekuilibrin dhe bie nga skena gjatë spektaklit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    VIDEO/ Aktorit të njohur i ndodh e papritura, humb ekuilibrin dhe bie nga skena gjatë spektaklit

    Insajderi
    02 August 2025 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një situatë e papritur, por edhe paksa komike ka ndodhur në Bulqizë, ku protagonisti ishte aktori i njohur i humorit, Salsano Rrapi.

    Teksa ishte në skenë në kulmin e një skeçi bashkë me kolegët e tij, Salsano bëri një lëvizje drejt skajit të skenës, por humbi ekuilibrin dhe përfundoi direkt në tokë.

    Momenti shkaktoi habi dhe të qeshura në sallë, por Salsano pas disa sekondash u ngrit nga toka dhe u ngjit në skenë për të vazhduar shfaqjen.

    Fatmirësisht, siç edhe vetë ai ka zbuluar në rrjetet sociale ku dhe ka publikuar këtë moment në skenë, gjithçka përfundoi pa pasoja fizike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark