Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në tarracën e një kafeneje shqiptare mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30.
Lajmi është konfirmuar nga policia Bruksel-Veri. “Policia Bruksel-Veri u thirr për të shtëna në tarracën e një kafeneje, në rrugën Joseph Brand në Schaerbeek, të dielën më 28 prill rreth orës 22:30.
Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që vuante nga një plagë me armë zjarri.
Viktima ishte në rrezik për jetën” , tregon policia.
Gjermania arreston një rus që dyshohet se vrau dy ushtarë ukrainas
Një burrë me kapuç ka ecur drejt tarracës, ka kaluar para viktimës, është kthyer dhe më pas ka qëlluar katër herë, duke përfshirë dy herë në kokë.
Më pas ka ikur. Viktima ndodhet në gjendje kritike për jetën, njoftoi prokuroria e Brukselit përmes një komunikate për media.
“Prokuroria publike e Brukselit ia ka referuar një gjyqtari hetues akuzën për atentat në tentativë.
Në vendngjarje ka dalë gjyqtari hetues i shoqëruar nga zëvendësprokurori i Mbretit në detyrë dhe laboratori i policisë gjyqësore federale në Bruksel.
Hetimi, i cili iu besua seksionit të vrasjeve të policisë gjyqësore federale në Bruksel, është në vazhdim, me qëllim përcaktimin e rrethanave të sakta të këtyre fakteve, kontekstin e tyre dhe kapjen e autorit(ve)”, njoftoi Brukseli prokurorisë, e cila nuk do të komentojë hetimet.