VIDEO/ “Avash se ka gazetarë”! Polici i thotë kolegut të mos e rrahë protestuesin para kamerave  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VIDEO/ “Avash se ka gazetarë”! Polici i thotë kolegut të mos e rrahë protestuesin para kamerave 

    Insajderi
    11 March 2022 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dita e tretë e protestës së qytetarëve në Tiranë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, ka sjellë dhe përplasje me policinë, pas bllokimit të rrugëve nga ana e protestuesve.

    Dhuna e policisë ndaj qytetarëve ka qenë e pajustifikuar, pasi siç shihet edhe në videon e mëposhtme, një i ri tërhiqet zvarrë në mes të rrugës.

    Ndërkohë që në një moment ku një polic sheh se aty pranë janë dhe përfaqësues të medias i drejtohet kolegut të tij duke i thënë se: ‘Më avash se ka gazetarë’!

    Kujtojmë që prej 3 ditësh protestohet në Tiranë, ndërsa prej dy ditësh në çdo qytet të vendit, ku numri i qytetarëve të shoqëruar është shumë i lartë.

    https://youtu.be/o5rBGt6l4SE


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark