VIDEO | Bedri Hamza: Në vitin 2025 po hyjmë me shpresë dhe besim se do ta ndërtojmë një Kosovë ma të mirë – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    VIDEO | Bedri Hamza: Në vitin 2025 po hyjmë me shpresë dhe besim se do ta ndërtojmë një Kosovë ma të mirë

    Insajderi
    31 December 2024 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ua ka uruar qytetarëve Vitin e Ri 2025 përmes një videoje, ku shihet familja e tij duke rregulluar bredhin dhe duke u bërë gati për festën e fundvitit.

    Hamza ka thënë se viti 2024 po i numëron orët e fundit, por rrugëtimi me të sapo ka filluar. Ai ka thënë se në vitin 2025 po hyjmë me shpresë, besim dhe optimizëm se do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë, sepse Kosova mundet ma mirë.

    “Përgatitjet janë po aq të veçanta sa vetë festa e Vitit të Ri. Dekorimet e bredhit, pjekja e ëmbëlsirave, mbështjellja e dhuratave dhe ngrohtësia familjare i mbushin zemrat dhe shtëpitë tona plot me gëzim.

    Viti 2024 po i numëron orët e fundit, por rrugëtimi ynë sapo ka filluar. Në vitin 2025 po hyjmë me shpresë, besim dhe optimizëm se do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë, sepse Kosova mundet ma mirë.

    Nga familja jonë, gëzuar Vitin e Ri juve dhe familjeve tuaja!✨🎄”, ka shkruar Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark