VIDEO/ Detaje të reja në shpërthimi i tritolit në banesën e Armand Dukës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    VIDEO/ Detaje të reja në shpërthimi i tritolit në banesën e Armand Dukës

    Insajderi
    24 January 2022 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen numër 3 të Durrësit në shtëpinë e kreut të FSHF-së Armand Duka. Mësohet se lënda plasëse është hedhur nga një person i panjohur në hyrje të banesës private.

    Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Në banesë ka qenë vetëm bashkëshortja e cila ka njoftuar më pas policinë.

    Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar. Ngjarja vjen në kulmin e përplasjeve që Duka ka pasur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark