VIDEO e fundit e bërë nga dy anëtarët e bendit DNK pak para tragjedisë në Koçan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VIDEO e fundit e bërë nga dy anëtarët e bendit DNK pak para tragjedisë në Koçan

    Insajderi
    16 March 2025 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga zjarri i mbrëmshëm në diskotekën Puls në Koçani humbën jetën bateristi i DNK-së, Gjorgji Gjorgjiev dhe drejtori i Qendrës së Kulturës, Aco Shopov dhe Filip Stevanovski.

    Kjo është video e tyre e fundit që e kanë bërë së bashku.

    Bateristi i bendit, Gjorgi Gorgiev ishte një 23 vjeçar nga Strumica.

    Informata se ai ishte një nga 59 personat që humbën jetën tragjikisht në aksident e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov.

    Ende po kërkohet informacion për anëtarët e mbetur të grupit. Bëhet e ditur se të dy anëtarët e dyshes Panço dhe Andrej janë shtruar në spital.

    Panço kishte djegie në fytyrë dhe duar dhe është nën mbështetje për oksigjen.

    Mediat sociale janë ende në kërkim të informacioneve për Sara Projkovskën – vokalistja mbështetëse e grupit dhe Martin Buco Beatbox, i cili gjithashtu performon me dyshen e grupit DNK dhe ishte pjesë e koncertit të grupit në natën fatale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark