VIDEO e kaosit pas derbit/ Espanjoli nuk lejon Barcelonën të festojë titullin në fushë duke hapur pompat e ujit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    VIDEO e kaosit pas derbit/ Espanjoli nuk lejon Barcelonën të festojë titullin në fushë duke hapur pompat e ujit

    Insajderi
    16 May 2025 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derbi i Katalonjës mes Espanjolit dhe Barcelonës është ndër më të ndezurit në Spanjë pasi dihet urrejtja e thellë që kanë dy klubet për njëri-tjetrin. Dhe sigurisht, Espanjoli nuk mund të lejonte Barcelonën t’i festonte titullin kampion në stadiumin e tij.

    Pas vërshëllimës përfundimtare, lojtarët e Barçës filluan festën në qendër të fushës, por pat menjëherë përplasje me futbollistë të Espanjolit, ndërsa u përfshinë me shpejtësi edhe stafet e dy skuadrave për të shmangur një përplasje më të fortë. Ndërkohë, punëtorët e stadiumit hapën me shpejtësi pompat e ujitjes së fushës, duke qullur lojtarët në fushë, për t’i detyruar ata të Barcelonës të dilnin sa më parë nga impianti i tyre.

    Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, u desh ndërhyrja e Hansi Flik, Trajneri që në fillim u kishte kërkuar lojtarëve të dilnin shpejt nga fusha dhe r më pas shkoi vetë në qendër dhe nisi t’i shtynte një nga një për t’i larguar sa më shpejt drejt dhomave të zhveshjeve.

    SHIKONI VIDEON VIDEON


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark