Një rast i rëndë ku është përdorur dhunë fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë.
Këto pamje kanë terrorizuar qytetarët. Një infermiere po e godet me shuplaka fytyrës një të moshuar në shtëpinë e pëlqeve në Pejë.
Ky akt mizor është gjiruar nga koleget e kësaj infermiere teksa po e godet pa ndal të moshuarën.
Teksa ajo e godet dëgjohen koleget duke qeshur me aktin.
E infermierja e cila tashme është arrestuar dëgjohet duke thënë “Pak jam tu ja hi, qysh di me sjell unë”.
Policia në Pejë ka konfirmuar se dy punonjëse të shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë.
Sipas Policisë, është arrestuar e dyshuara që shihet duke sulmuar fizikisht të moshuarën dhe punëtorja kryesore e shtëpisë së pleqve ku ka ndodhur rasti.