
Një nënë e tërbuar filmoi veten duke rrahur ish-të dashurin e saj, pasi e gjeti atë duke bërë seks me shoqen e saj më të mirë në divan.
Pamjet e postuara në Facebook nga Kelsey Bainbridge, 26 vjeçe, u bënë virale gjatë fundjavës dhe nxitën disa thirrje në polici nga shikuesit e tmerruar.
Bainbridge goditi me grusht e shuplakë në kokë dhe duket se e theri Connor Broënless në shtëpinë e saj në Spennymoor, Qarku Durham të Anglisë, pasi e gjeti atë të përfshirë në një akt seksual me shoqen e saj më të mirë, Lauren Clarke.
Në video, Bainbridge nervozohet me Brownless ndërsa sulmon, duke i thënë: ‘Do të shkosh në varr, ti’, transmeton Telegrafi.
Ajo qau ndërsa u paraqit para gjyqtarit në Newton Aycliffe sot, ku tregoi se do të pranonte fajësinë për dy akuza për plagosje që shkaktuan dëmtime të rënda trupore.
Ajo do të dënohet bazuar në atë pamje filmike, është grafike dhe mjaftueshëm e qartë që një gjykatë ta dënojë atë.