VIDEO-Edi Rama feston 61-vjetorin e lindjes, kolegët ia kremtojnë në mënyrë të veçantë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    VIDEO-Edi Rama feston 61-vjetorin e lindjes, kolegët ia kremtojnë në mënyrë të veçantë

    Insajderi
    04 July 2025 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama feston këtë të premte 61-vjetorin e lindjes. Kreu i qeverisë dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste e ka nisur ditën me një vizitë në selinë rozë, ku është pritur nga disa gra socialiste me duartrokitje dhe lule në duar.

    Rama shihet teksa përqafon dhe falënderon mbështetëset që e urojnë për ditëlindjen në ambientet e brendshme të selisë së PS-së.

    Më vonë gjatë ditës, kryeministri pritet të zhvillojë një tjetër takim me ekipin e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.

    Ky takim vjen një ditë pas mbledhjes së tensionuar që Rama zhvilloi në Vlorë, ku kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë për shkak të problematikave me furnizimin me ujë dhe ndotjen e mjedisit, si pasojë e zjarreve të përsëritura në fushën e mbetjeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark