Një qytetar në redaksinë e Insajderit ka dërguar një video, në të cilën shihet gjendja aktuale në Prevallë.
Në imazhet e dërguara shihen trupat e FSK-së, që janë duke bërë përpjekje t’i largojnë të lënduarit, të cilët pak orë më parë janë goditur nga rrufeja.
Kujtojmë se sot rreth orës 12:40 Policia e Kosovës është informuar se në Prevallë disa qytetarë janë goditur nga rrufeja.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka deklaruar se “Sot rreth orës 12:14, Policia është informuar se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona”.
Para pak minutash Insajderi është informuar nga Bytyqi se ka vdekur njëra nga të lënudaritë.
Sipas tij, viktima “është grua rreth moshës 64 vjeçare nga Ferizaj. Ajo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.