I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, Gjergj Gjokaj është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës pas lëndimeve që ka marrë natën kur ka ndodhur vrasja e dy vëllezërve, Blerim dhe Haxhi Islamaj në fshatin Madanaj të Gjakovës, raporton Gazeta Insajderi.
Ndonëse rasti është në fazat fillestare të hetimit – familjarët e të dyshuarit Gjergj Gjokaj kanë dërguar një video tek Gazeta Insajderi ku shihet i dyshuari i rrahur në mënyrë brutale.
Vëllai i Gjergjit, P.GJ (emër i njohur për redaksinë) pretendon se vëllai i tij, Gjergji, është rrahur në mënyrë brutale nga dy vëllezërit para se të ndodhte krimi.
Në pamjet që Gazeta Insajderi ka vendosur t’i bëjë publike, shihet se Gjergj Gjokaj ka lëndime serioze në pjesën e pasme të kokës dhe në këmbë.
Lëndime këto që ishin konfirmuar edhe nga avokati i tij, Ndrecë Dodaj.
KUJDES Pamjet mund të jetë të rënda: