VIDEO/ Forcat izraelite u futën brenda Gazës për të dytën herë, kryen sulme me artileri në caqe të Hamasit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    VIDEO/ Forcat izraelite u futën brenda Gazës për të dytën herë, kryen sulme me artileri në caqe të Hamasit

    Insajderi
    27 October 2023 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trupat izraelite kanë kryer “bastisje në pika të synuara” brenda Gazës për të dytën natë radhazi përpara se të tërhiqeshin, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në një deklaratë të premten.

    Videoja e publikuar nga IDF tregonte tanke dhe automjete të blinduara që lëviznin në një rrugë pranë një toke bujqësore; pamjet tregonin gjithashtu edhe sulme në ndërtesa dhe në zona të hapura.

    Bastisja, që përfshinte sulme me aeroplanë luftarakë dhe me artileri në lagjen Shaja’iyah, kishte në cak infrastrukturën e Hamasit, duke përfshirë edhe “pikat lansuese të raketave antitank, qendrat e komandës dhe kontrollit, si dhe luftëtarët e Hamasit”, sipas IDF.

    “Trupat dolën nga zona në fund të operacioneve”, thuhet në deklaratë.

    Bastisja e dytë vjen pasi IDF tha se kreu një operacion të ngjashëm me tanke në Gazën veriore si “pjesë e përgatitjeve për fazat e ardhshme të luftimit”.

    Izraeli është zotuar se do ta zhdukë Hamasin, grupin militant që kontrollon Gazën, në përgjigje të sulmeve që nisi më 7 tetor, duke përfshirë ato me raketa në Tel Aviv dhe mobilizimit të militantëve të saj në komunitetet jugore izraelite nga ku rrëmbeu 200 persona. Siç raportohet, 1,400 persona janë vrarë në Izrael nga sulmet e Hamasit. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark