Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur ‘Turneun e Ndryshimit’ në Obiliq.
Kreu i LDK-së dhe njëherit kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, tha se është i lumtur që qytetarët e Obiliqit i janë përgjigjur thirrjes së tij.
“Me këtë tubim, kaq masiv, në një qytet kaq simbolik, ju i paskeni dhënë kushtrim uraganit të fitores sonë të madhe. I paskeni dhënë vulën e shumëpritur, se Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritur tashmë në këmbë; është kthyer tashmë në rrënjë. Dhe në këmbë e në rrënjë, LDK është e pandalshme, dhe ne këmbë e në rrënjë LDK është e pandashme”, tha Abdxhiku.
Abdixhiku tha tutje se “ky është Obiliqi i LDK-së”.