Ngjarja e rëndë aksidentale e ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e zjarrit të rënë në një autobus të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën 45 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë.
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Rajonale të Pernikut, Vasko Pirgov, në një deklaratë për mediat ka theksuar se një ndër shkaqet e aksidentit të tmerrshëm mund të ketë qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara të shoferit.
Ai thekson ndër të tjera se pamjet ishin të frikshme, pasi nga zjarri ishin shkrumbuar edhe llamarinat.
“Nuk tregon, pamja është e frikshme, ata u hodhën nga dritarja e pasme e djathtë e autobusit”,ka thënë ai.
PAMJE: