Ka shkuar si mos më keq pjesa e parë e sfidës, ndaj Kilit për Kombëtaren e Shqipërisë, me “Legjionarët” e tekniku Sylvinho, që ndodhen në disavantazhin e një goli, pas përfundimit të fraksionit të parë të lojës, ndaj “La Roja”-s latina, më “mitikun” e Parmës, “Ennio Tardini”.
Goli i vetëm i kësaj pjese erdhi në minutën e 21’-, të pjesës së parë, teksa pas një pasimi në zonë topi përfundon në këmbët e “fantazistit”, Eduardo Vargas, i cili me një goditje potente dërgon topin pas shpatullave të Starkoshës, duke i vendosur në një situatë jo pak të vështirë, djemtë e teknikut, Sylvinho.
Tashmë, “Legjionarët” duhet të mendojnë për të përmbysur gjithçka ndaj një kundështari tejet luftarak, teksa në fraksionin e parë të sfidës, “La Roja” tregoi që ishte një Kombëtare tepër “e egër”, sidomos në ndëryhyrjet e kryera. /abcnews.al