Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është duke u paraqitur në superformë në këtë edicion të Superligës së Turqisë.
Mbrëmë, ai dha një asist perfekt në golin e parë të ekipit të tij Beshiktash, të cilin e shënoi Semih Kilicsoy, në minutin e 50-të.
Ndeshjen ndaj Konyasporit, ekipi i Milot Rashicës e fitoi me rezultat 2:0.
Beshiktash aktualisht gjendet në vendin e katërt me 43 pikë.
— live stream: @GoalSpotHD – goal clips @FootColic (@ChrystalRu59076) February 19, 2024