Sipas të dhënave nga Sensor Tower, loja “Among Us” ka qenë një nga krijimet më të mëdha të vitit, duke u bërë video-loja kryesore në iOS App Store dhe Google Play.
Sensor Tower, gjithashtu vlerëson se “Among Us”, që u publikua për herë të parë në vitin 2018, kaloi mbi 100 milionë shkarkime gjatë 2020-ës, duke eksploruar në mënyrë të konsiderueshme më shumë se 68 milionë shkarkimet e lojës së dytë më të përdorur, “My Talking Tom Friends”.
Loja do të vazhdojë të jetë masivisht e popullarizuar edhe gjatë viteve të tjera. Ajo është aktualisht në krye të listës së lojërave falas të App Store dhe Google Play. Dhe në kompjuter, ku kushton $4.99, “Among Us” është aktualisht loja e katërt më e luajtur, pas Counter-Strike: Global Offensive, Dota 2 dhe PUBG.
“Among Us” ka qenë gjithashtu një hit në Twitch*, me një rritje të plotë 650% në orë, të shikuara nga korriku deri në gusht.
*Twitch – është një shërbim transmetimi live me video, një nëndegë e Amazon.
Popullariteti i lojës gjithashtu ka kaluar në Discord*, i cili ka parë një rritje të madhe në shkarkimet e celularëve.
*Discord – është një platformë amerikane falas, për mesazhe apo krijimin e komuniteteve, duke filluar nga lojtarët e lojërave elektronike deri te bizneset.
Kompania indiane e zhvillimit të lojërave, InnerSloth, ka anuluar një vazhdim të planifikuar të lojës “Amons Us” për t’u përqendruar në suksesin e lojës së parë.