VIDEO/ Mbrojtësi i Francës dasmë me muzikë shqiptare, kërcen me simbolin e shqiponjës dhe tingujt e “Bareshës” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    VIDEO/ Mbrojtësi i Francës dasmë me muzikë shqiptare, kërcen me simbolin e shqiponjës dhe tingujt e “Bareshës”

    Insajderi
    25 July 2025 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi i kombëtares franceze dhe Interit, Benjamin Pavard, dhe ish-miss-i me origjinë nga Gjakova, Kleofina Pnishi, janë martuar fundjavën e kaluar në një ceremoni romantike në bregun amalfitan, Itali.

    Dasma nisi me një martesë civile në Ravello dhe vijoi me një ceremoni fetare në abacinë benediktine të Trinisë së Shenjtë në Cava de’ Tirreni, duke përfunduar me një brunch elegant në Giardini del Fuenti.

    Ngjarja u shoqërua me elemente shqiptare, përfshirë këngën “Baresha” nga Nexhmije Pagarusha, gjatë së cilës çifti kërcente dhe bënte simbolin e shqiponjës.

    Dasma u vlerësua si një nga më glamurozet e vitit, me pjesëmarrjen e familjarëve, miqve dhe bashkëlojtarëve të çiftit.

    Kleofina, e njohur për stilin e saj, veshi gjashtë fustane të ndryshëm gjatë tri ditëve të festimeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark