VIDEO/ Meloni ndërpret konferencën: Më falni, duhet të shkoj në tualet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    VIDEO/ Meloni ndërpret konferencën: Më falni, duhet të shkoj në tualet

    Insajderi
    04 January 2024 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar ditën e sotme konferencën vjetore, takimi i tejzgjatur, prej tre orësh, ka kapur në vështirësi Melonin, e cila në një moment është detyruar t’iu kërkonte ndjesë të pranishmëve dhe më pas të sinjalizonte bodigardin për ta shoqëruar për shkak se duhej të shkonte me patjetër në tualet.

    “Natyra thërret”, dhe në këtë rast, kryeministrja italiane u është drejtuar të pranishmëve duke thënë se duhej patjetër të shkonte në tualet. “Më falni, por unë duhet të shkojë në tualet… Më vjen keq, por duhet të shkoj. Mundem? Më duhet ta bëjë, më vjen shumë keq”- tha Meloni.

    Më pas kryeministrja italiane është ngritur menjëherë nga karrigia, duke iu drejtuar me vrap tualetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark