Shitja e lëndeve narkotike pranë shkollave dhe konsumi i drogës nga të rinjte n( deri edhe femijet), mbetet një nga fenomenet më shqetësuese të shoqërisë në ditët e sotme.
Pavarësisht kontrollove policore, shpërndarësit e drograve gjejnë mundësi të ndryshme për të shitur kanabis por edhe droga më të forta në “dyert” e shkollave.
Emisioni “7 pa pesë” në Vizion Plus siguroi rrëfimin e një djali 36-vjecar i cili e ka nisur konsumin e lëndeve narkotike që në moshën 12-vjec, e pikërisht për shkak të këtij konsumi ka pësuar dy herë tromboze nga mbidoza dhe është gjetur në gjëndje të rëndë nga nëna e tij.
Besmiri rrëfen për kameran e Vizion Plus se ka bërë edhe dy vite burg si trafikant I lëndeve narkotike.
Ai tregon se te rinjte e sotem i gjejne shumë lehtë drogërat dhe për këtë gjë mjafton vetëm një telefonat për ta marrë lëndën narkotike pranë shkolles!
36-vjecari shton se vec dëmit të madh shëndetësor, ai shpesh është përballur me problem ekonomike në tentative për të blere drogë, gjë e cila e ka detyruar edhe të vjedhë.
Punonjesi social Oltjon Korreshi tha për kameran tonë se pandemia ka rritur me 20 % perdoruesit e drogërave, dhe tek perdoruesit ka ndikuar në shtimin e sasise!
Korreshton shton gjithashtu se është ulur ndjeshem mosha e përdoruesve, dhe kryesisht ata janë nga 25-44 vjec!
Mirë punonjësi social, pjesë e organizatës “Aksion Plus” evidenton fenomenin tejet negative edhe të shtrirjes së konsumit të lëndeve narktotik tashmë edhe tek nxënësit e shkollave “9-vjecare”.
Ai zbulon se mosha më e vogel e regjistruar si perdorues drogë është një 8-vjecar!