VIDEO/ Momenti i shpërthimit të fuqishëm në Lushnje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VIDEO/ Momenti i shpërthimit të fuqishëm në Lushnje

    Insajderi
    01 March 2024 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka shkuar në dy numri i personave të vdekur pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në një depo në Lushnjë.

    Në media është publikuar video nga momenti i shpërthimit të kapanonit në ndërtim në Lushnje, ku humbën jetën bab e bir. Siç shihet në video, shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, teksa menjëherë zona u përfshi nga flakët e përmasave të mëdha. Si pasojë humbi jetën personi që po drejtonte ekskavatorin dhe i biri i tij, 24 vjeçari Elidon Hoxha.

     Me anë të njoftimi zyrtar, policia njoftoi se ngjarja ndodhi pak pas orës 16:00 ku në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

    Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar shtatë persona, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, të cilët raportohet të jenë në gjendje të rëndë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark