×
  • Lajme
  • Insajderi

    Video – Ndihmësi i Imamit që u sulmua në Lupç akuzon BIK-un se nuk i dolën në ndihmë hoxhës Zeqir Berisha

    Insajderi
    22 July 2022 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pavarësisht që imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha u rrah mbrëmë brutalisht nga tre vëllezërit Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi, namazi i xhumasë është falur në këtë xhami, shkruan Gazeta Insajderi.

    Veçse, sot në vend të imamit Zeqir Berisha, besimtarët mysliman të asaj ane e falën xhumanë me hoxhën Besim Gashi.

    Gazeta Insajderi, ju sjell pamje dhe informatat më të fundit nga xhamia e Lupçit.

    Aty ku pas faljes së drekës, ashpër iu drejtua hoxhës nga Podujeva njëri nga ndihmësit e imamit Berisha, duke akuzuar BIK-un që si ka dal në ndihmë atij.

    “Edhe ju keni faj, edhe ju keni faj. Nuk po muj me ardh qatje se i kom nja dy a tre në shënjestër hoxhollar të juv qaty pa jau shti thojt në fyt nuk e la. Meje në men, se unë qyty me ta me mish e me shpiërt jam munu, e ju nuk i keni jep përkrahje. Nuk i keni dhënë përkrahje”, i drejtohet ai hoxhës nga Podujeva.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark