Ish-deputeti rus, Denis Voronenkov, është qëlluar me armë për vdekje sot në Kiev të Ukrainës.
Policia ukrainase beson se ai mund të jetë vrarë nga një vrasës me pagesë i urdhëruar nga Rusia, shkruan Conflict News.
Policia në Ukrainë kishte thënë se vrasësi i ish-deputetit rus, që u gjet sot i vdekur para një hoteli në Ukrainë, ishte i paguar nga Rusia.
Për këto deklarata ka reaguar Kremlini. Zyrtarë të Kremlinit kanë thënë se këto akuza janë “absurde” për vrasjen e ish-deputetit rus në Kiev të Ukrainës, njofton RT.
https://www.youtube.com/watch?v=ldbBuefzmug