VIDEO/ Pëllumbat brenda aeroplanit shkaktojnë vonesë në fluturim, pasagjeri tenton t’i zë me xhaketë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    VIDEO/ Pëllumbat brenda aeroplanit shkaktojnë vonesë në fluturim, pasagjeri tenton t’i zë me xhaketë

    Insajderi
    28 May 2025 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fluturim i aeroplanit të aviokompanisë Delta që udhëtonte nga Minneapolis për në Madison, Wisconsin, është vonuar për shkak të një çështje të pazakontë.

    Bëhet fjalë për dy pëllumba që përfunduan në bord të aeroplanit – duke habitur pasagjerët ashtu dhe ekuipazhin.

    Videoja e postuar më poshtë, shfaq një nga pëllumbat që fluturon nëpër kabinë ndërsa një pasagjer përpiqet ta kapë atë me një xhaketë.

    Sipas mediave amerikane, punonjësit e bagazheve u thirrën në bord dhe larguan në mënyrë të sigurt një nga pëllumbat.

    Megjithatë derisa aeroplani filloi të lëvizte në pistë, pëllumbi i dytë u shfaq duke bërë që piloti të kontaktonte kontrollin e trafikut ajror për t’u kthyer sërish brenda kabinës. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark