VIDEO/ Temperaturat e larta- Përfshihen nga zjarret disa zona në Komunën e Suharekës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VIDEO/ Temperaturat e larta- Përfshihen nga zjarret disa zona në Komunën e Suharekës

    Insajderi
    15 July 2024 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e së hënës, zjarret malore-fushore kanë vijuar të përhapen në Komunën e Suharekës, duke shkaktuar shqetësim të madh për banorët dhe autoritetet lokale.

    Ekipet e zjarrfikësve kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë pa pushim për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tyre.

    Zjarret, të cilat kanë përfshirë disa zona, po rrezikojnë jo vetëm pronat dhe tokat bujqësore, por edhe mjedisin natyror të rajonit.

    Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga banorët, duke theksuar nevojën për të shmangur ndezjen e zjarreve në hapësirat e hapura dhe për të raportuar çdo rast të dyshimtë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark