VIDEO | Përplasje e akuza- Insajderi sjell pamje se çka ndodhi në kuvendin e Odës së Avokatëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    VIDEO | Përplasje e akuza- Insajderi sjell pamje se çka ndodhi në kuvendin e Odës së Avokatëve

    Insajderi
    14 May 2022 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është mbajtur sot mbledhja e Kuvendit të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) me përplasje fjalësh mes Kryetarit të Degës së Prishtinës, Nasuf Hasanit dhe kryesuesit të Kryesisë së Punës Bardh Maksutit.

    Në këtë mbledhje pati përplajse verbale mes këtyre dyve të cilat përfunduan me lëshim salle.

    Kryetari i Degës së Prishtinës të OAK-ut, Nasuf Hasani e ka lëshuar sallën kur është ftuar kryetari i OAK-ut, Behar Ejupi, për të raportuar për punën gjatë vitit 2021.

    Pas leximit të pikave të rendit të ditës nga kryesuesi Maksuti, kryetari i OAK të Prishtinës Nasuf Hasani ka pasur vërejtje për pikën e katërt të rendit të ditës përkatësisht për raportimin e kryetarit për aktivitetet e OAK-ut gjatë vitit 2021.

    Sipas Hasanit, ky raport nuk është i Këshillit Drejtues por vetëm i Kryetarit të OAK-ut.

    Ai ka kërkuar që kjo pikë e rendit të hiqet.

    “Nuk ka pasur asnjëherë diskutim sa i përket raportit njëvjeçar, i cili do të prezantohet në Kuvendin e Përgjithshëm. Kështu që të keni kujdes sepse kjo pikë e nuk do të kalojë. Kjo pikë duhet m’u hek prej pikave të rendit të ditës. Duhet m’u hek”, ka thënë Hasani.

    Pas këtij propozimi të Hasanit, Kryesuesi Maksuti ka propozuar të futet në votim, mirëpo Kryetari i Degës së OAK të Prishtinës ka kundërshtuar.

    “Mos um shti me eskalu situatën. Është e kundërligjshme, a po kupton”, ka reaguar Hasani.

    Lëshon sallën kryetari i Degës së OAK-ut në Prishtinë, thotë se nuk ka kuorum

    Me pas ai ka leshuar sallen.

    Nasufi ka thënë se pa pjesëmarrjen e tij nuk ka kuorum në mbledhjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosovës.

    Mirëpo pasi kryetari Ejupi ka marrë konfirmimin nga kryesuesi Maksuti se ka kuorum,  ka vazhduar me raportim për  punën gjatë vitit 2021 të Odës së Avokatëve të Kosovës.

    Ndërsa, më pas është kërkuar nga kryesuesi Maksuti që të numërohen delegatët prezentë në mënyrë që të shikohet nëse ka kuorum për vazhdim, apo siç tha ai, në të kundërtën do të ndërpritet mbledhja.

    I njëjti ka kërkuar dhe lutur delegatët që të mos hyjnë e dalin nga salla gjatë kësaj mbledhjeje

    Kryetari i OAK-ut: Problemi nuk është te unë, por te disa që po kanë dëshirë të ulën në pozitën time

    Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të OAK-ut, ka thënë se problemi nuk është te kryetari aktual i Odës por te disa që po dëshirojnë të ulen në pozitën e tij,

    “Si kryetar më duhet të jem i kujdesshëm për shkak se kemi përgjegjësinë e 1 mijë e 226 avokatëve. Nuk është problem te kryetari po është problemi te egoja e disa, të cilët vërtetë kanë dëshirë që të jenë ulur në pozitën time”, ka thënë Ejupi, para delegatëve në Kuvendin e OAK-ut.

    Një deklarim të tillë, Ejupi e ka dhënë pasi që është konstatuar se nuk është përmbushur kuorumi prej 43 delegatëve për vazhdimin e mbledhjes.

    Ai ka thënë se pas pushimit të drekës do të vijnë edhe dy delegatë të tjerë që të përmbushët edhe ky kuorum dhe të vazhdohet me pikat e rendit të ditës.

    Avokati Musa ka këto vërejtje për Odën: Nuk guxoni t’i nënshtroheni presionit

    Për t’i komentuar këto zhvillime në OAK, avokati Skender Musa ka kërkuar që të mbyllet kjo mbledhje pasi nuk ka korum të mjaftushëm për vazhdimin e mbledhjes.

    Ai në këtë foltore ka dhënë disa vërejtej për Odën e Avokatëve.  Ai ka kërkuar që të mos iu nënshtrohen presionit të këshillit gjyqësor të Kosovës por të kenë një rrol opozitar ndaj këtyre institucioneve.

    “Oda e Avokatëve nuk është me kriju partneritet dh eme ju nenshtru këshuillit gjyqësor të Kosovës, Oda e Avokatëve është  sin je lloj opozite ndja këtyre institucioneve Nuk guxon që në emër të avokatëve ti nënshtroheni një presioni dhe të anuloni vendimin sepse nuk behet fjal për një avokat por për të gjithë avokatët”.

     Më pas ai ka komentuar zhvillimet brenda mbledhjes për të cilat ka thënë që është shqetësuëes fakti që po vazhdon takimi pa korum.

    :Pika tejetër që po më shqëtëson është vazhdimi i mbledhjes pa korum. Ju duhet ta mbyllni këtë mbledhje. Fakti që pjesa më e madhe e elegatëve kanë lëshuar sallën. Ju keni nevojë me refketu. Ky kuvend dueht të ndërpritet tani se ska korum”, tha avokat Musa.

    Gjatë kësaj mbledhje si pika të rendit të ditës ishte të diskutohet për Aktivitetet e OAK gjatë vitit 2021, shqyrtimin e propozim buxhetit të OAK për vitin 2022, raportin e Këshillit mbikëqyrës të OAK-së dhe raportin e auditmit financiar për vitin 2021, si dhe çështje tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark