Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ndarë pamje nga takimi i djeshëm që u mbajt në Pejë.
Ai atje ka premtuar se një spital që do ketë 500 milionë euro investime.
“Spitalin e Ri të Kosovës, investim 500 milionësh në një lokacion të ri, me një strukturë të re, me një model të ri. Pas ndërtimit të Spitalit të Ri, QKUK aktuale e ndërtuar qysh në vitin 1964 – pesë vite para se njeriu të shkonte në Hënë – do të rrënohet, pastrohet, për t’i liruar vendin kompleksit më të madh multikulturor të Kosovës, ku teatrot muzetë e sallat do të zënë vend ikonik”, tha ai.
Ai ka premtuar edhe punësim të garantuar brenda 6 muajve për çdo student të diplomuar në mjekësi; e specializim i garantuar brenda dy vite për secilin.